Për të plotësuar gropën e madhe të mungesës së fuqisë punëtore në vend, qeveria ka vendosur që të rifusë në shkollë e më pas në punë, pensionistët.
Vendimi tashmë është botuar në Fletoren Zyrtare, ku nëpërmjet nismës “Universiteti për Moshën e Tretë (U3A)”, qeveria synon të rikthejë moshën e tretë në shkollë e më pas t’i hedh ata në tregun e punës.
Largimi masiv i të rinjve, ka bërë që qeveria të kthejë sytë nga pensionistët. Nëpërmjet një vendimi të publikuar në Fletoren Zyrtare, qeveria synon rikthimin e pensionistëve në punë, për të mbushur gropën e krijuar nga largimi i atyre që përbëjnë forcën kryesore të fuqisë punëtore. Edhe pse është kategoria më vulnerabël e shoqërisë, pensionistët do të duhet të punojnë akoma, për të siguruar jetesën. Nëpërmjet një të ashtuquajturi program, ose Universiteti për Moshën e Tretë (U3A), qeveria synon rikthimin e pensionistëve në shkolla dhe më pas rihedhjen e tyre në tregun e punës. Në lidhje me këtë nismë, ekspertët e punësimit shprehen se braktisja e vendit nga të rinjtë dhe mungesa e krahut të punës, nuk mund të zëvendësohet kurrsesi nga mosha e tretë.
Gertjana Hasalla, eksperte punësimi, thekson se për shkak të nevojave dhe një pensioni shumë të ulët, shumë pensionistë vijojnë të punojnë, por nisma të tilla të qeverisë.
Nga ana tjetër, një vendim të tillë, vetë pensionistët e cilësojnë si të pavlerë dhe aspak ndihmues për ta. Sipas tyre, qeveria nuk mendon si t’i vijë në ndihmë pensionistëve, por si të mbulojë gropat e krijuara nga mungesa e specialistëve në tregun e punës.
Projekti i qeverisë “Universiteti për Moshën e Tretë (U3A)” është botuar tashmë në Fletoren Zyrtare, ku ndër të tjera, përveç këtij projekti, theksohet edhe braktisja e vendit nga të rinjtë si dhe mungesa e fuqisë punëtore në tregun e punës.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS