VIDEO- Probleme në çdo kuti/ Himçi: Mungojnë fletë votimi, vula - Po vlerësojmë të shkojmë në pavlefshmëri...

13:50, 17/06/2025

Hapja e kutive të qarkut të Elbasanit për Gramshin dhe Peqinin,  ka nxjerrë në pah farsën zgjedhore dhe manipulimin në çdo kuti votimi. Deputeti i zgjedhur i PD në këtë qark Bledi Himçi ka shpjeguar për mediat problemet që kanë dalë gjate procesit të verifikimit të kutive te votimit, materialeve zgjedhore dhe fletësve te votimit.

Bledi Himçi: Në shumë kuti do të thoja, qoftë tek materialet zgjedhore por qoftë edhe kutia e fletëve të votimit, ka një mosrakordim të fletëve të votimit ka një mospërputhje të numrit të fletëve të votimit të papërdorura në respekt me procesverbalin 08. Ka gjithashtu problematika për sa i përket pjesëve ne lidhje me procesverbalin që kanë mbajtur grupi i numërimit GNV-të dhe fletëve të votimit realisht se sa gjenden në kuti. Ka problematike në lidhje me kodet e sigurisë së vulave të cilët nuk rakordojnë. Ose siç mund tu them tek njëra nga kutitë e Gramshit është me tre vula dhe jo me katër vula siç a e ka rregullorja. Problematikat janë, edhe për të sqaruar opinionin publik, në qendrën e votimit 22/53 ka minus 2 vota. 22/51 mungon një votë. Është pa vula dhe dy vulat që vulosin mungojnë/ 22/63. Janë 11 fletë që mungojnë të papërdorura. Ka votuar një person që nuk e ka patur emrin në listë.

Me diferenca të mëdha tek 22/75, fletë që mungojnë. Ka edhe mungesa të vulave për të vulosur. Tek 25/98, mungojnë dy fletë në kutinë e votimit.....   

Në jemi duke çmuar fillimisht këto dy ZAZ të bashkisë Gramsh dhe Peqin ku rezultati i Partisë Demokratike ka qenë shumë i dobët dhe nisur nga kjo e nga disa indicie e pamje filmike që kemi konstatuar nëpër QV nëpërmjet trenit bullgar e votimit familjar, ndihmesa e komisionerve për të votuar, kërkuam hapjen. Të gjithë këto na bën që të shkojmë drejt rivlerësimit të kutive te materialeve zgjedhore dhe kutive te votimit.

Do presim shkeljet që do dalin dhe më pas do të mbajmë qëndrimin tonë për pavlefshmërinë ne këto 2 ZAZ e pastaj edhe në një nivel pavlefshmërie në nivel të qarkut....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco