Vijojnë të dalin skandale të reja në lidhje me farsën zgjedhore të 11 majit.
Gjatë procesit të rinumërimit dhe hapjes së kutive të qarkut të Elbasanit mësohet se ka fletë pa vulë dhe ka diferencë në fletët e papërdorura.
Sipas konstatimit Në qv 22/47/, mungojnë vulat e kryetarit dhe sekretarit që duhet të vulosin.
Ndërkohë që ka 48 fletë të papërdorura në qv 22/63.
Bledi Himçi përfaqësues i Partisë Demokratike tha për medita se, “unë e kuptoj që dëshira urgjente është që të mbyllim sa më shpejt këtë katrahura që ka ndodhur këtu dhe është çështje kohe”. “Jo ne nuk po kërkojmë çështje kohe”. “Ne po kërkojmë që shprehja e vullnetit të sovranit të jetë ajo e duhura”.
Bledi Himçi: Ne kemi kërkuar rivlerësimin e fletëve të votimit. Gjë e cila është vendosur edhe nga pakica e KAS. Çka nënkupton edhe një rivlerësim të fletës së votimit. Nënkupton që të shikohet që një fletë votimi të shikohet nëse ka vlefshmërinë duhur ose jo. Nuk mund të shikohet të shikohet vetëm nëse kanë vula ose jo. Kërkohet që të shikohet edhe në anën tjetër ku votuesi ka shprehur vullnetin e tij. Në mënyrë të padiskutueshme duhet që një fletë të ketë vlefshmërinë e duhur, nuk mjaftojnë vetëm vulat por edhe shprehja e vullnetit. Gjetëm tek 22/49 ku vulat ishin të rregullta por tek shprehja e vullnetit votoheshin dy subjekte njëkohësisht. Kjo sjell pavlefshmërinë e fletës së votimit dhe të votës. Ndaj për këtë jemi edhe në debat me administratën e KQZ, por njëkohësisht edhe me përfaqësuesit e KAS. Duhet që një fletë kur rivlerësohet, rivlerësohet edhe para edhe mbrapa. Unë e kuptoj që dëshira urgjente është që të mbyllim sa më shpejt këtë katrahura që ka ndodhur këtu dhe është çështje kohe. Jo ne nuk po kërkojmë çështje kohe. Ne po kërkojmë që shprehja e vullnetit të sovranit të jetë ajo e duhura.
Po shikohen fletët vetëm nga ana e vulave. Dhe aty ku pretendohet se vulat mund të jenë të dyshimta mund ta shikojmë edhe nga krahu tjetër. Jo një fletë votimi vlerësohet edhe para edhe mbrapa. Në nuk po numërojmë numrin e fletëve të votimit, ne po vlerësojmë çdo fletë votimi. Te 22/49 u gjet fletë votimi pa vula.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS