Golem/ Lirohen dy zona plazhi të zëna pa leje, sekuestrohen 190 çadra dhe shezlongë

Golem/ Lirohen dy zona plazhi të zëna pa leje, sekuestrohen 190 çadra dhe shezlongë

12:06, 17/06/2025

Policia e Kavajës ka zhvilluar një aksion në vijën bregdetare të Golemit për lirimin e hapësirave publike.

Dy zona plazhi që ishin zënë pa leje janë çliruar nga çadrat dhe shezlongët e vendosur në mënyrë të paligjshme.

Janë sekuestruar 190 komplete plazhi dhe një shtetase është proceduar penalisht. Aksioni është pjesë e planit “Plazhi i lirë” dhe kontrollet do të vijojnë gjatë gjithë sezonit veror.

Kavajë: 

Shërbimet e Policisë, kontrolle të shtuara në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.       
   
Lirohen 2 hapësira në plazhin e Golemit, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme.     

Sekuestrohen 190 komplete me çadra dhe shezlongë.     

Proedohet penalisht 1 shtetase. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit "Plazhi i lirë", kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse, nga subjektet në bregdet apo nga vetë pushuesit, duke vënë çadra dhe shezlongë.         

Gjatë kontrolleve, në 2 hapësira publike në bregdetin e Golemit, u hoqën dhe u sekuestruan 190 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme, nga një shtetase që pretendonte se kishte leje për shfrytëzim dhe nga një qytetar.       

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. S., banuese në Tiranë. 
 
Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco