SYRI TV/ Murtaja e bagëtive fut të karantinë Shqipërinë: Preken 8 ferma, në 6 qytete

18:20, 14/06/2025

Murtaja, e fut Shqipërinë në karantinë, pasi as nuk lejon, por gjithashtu as nuk mund të fus në vend bagëti të imta. Harta e sëmundje së gjetheve tashmë është përhapur, nga Shkodra ka prekur, Dibrën, Bulqizën, Skraparin, Korçën dhe së fundmi edhe Tiranën. Janë 8 ferma të prekura nga kjo sëmundje teksa bëhet apel që fermerët të mos shesin as blejnë bagëti.

Syri tv

Rreziku për përhapjen e murtajës së bagëtive, ka futur Shqipërinë në karantinë. Pas përpahjes së kësaj sëmundje te bagëtitë e imta, janë ndërprerë hyrjet dhe daljet e gjethit për të shmangur rrezikun e përparjes më të madhe dhe zgjerimin e hartës. Ndihma sos në fillim erdhi nga fermerë të Shkodrës të cilët dhanë alarmin se po ngordhin bagëtitë e imta duke mos pasur asnjë shkak dhe bënë apel për ndihmë. Institucionet shtetërore kanë reaguar disa ditë me vonesë duke sjellë më pas edhe përhapjen e kësaj sëmundje e cila sjellë asgjësimin e bagëtive. Sipas të dhënave zyrtarë deri më tani janë identifikuar zyrtarisht 8 ferma pozitive në 6 vatra shpërthimi krerët e të cilave po asgjësohen sipas 𝐩𝐫𝐨𝐭𝐨𝐤𝐨𝐥𝐥𝐞𝐯𝐞 𝐬𝐭𝐫𝐢𝐤𝐭𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐞𝐫𝐢𝐧𝐚𝐫𝐞, për të frenuar përhapjen e sëmundjes. Janë futur në karantinë ato që dyshohen të infektuara. Bagëti të infektuar me sëmundjen e murtajës janë identifikuar në Shkodër, Dibër, Bulqizë, Skrapar, Korçë dhe se fundmi edhe në Tiranë. Përhapja e kësaj sëmundje ka bërë që Shqipëria të futet në karantinë duke mos dhënë as mos marrë bagëti të imta.

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (PPR) është rrezik real sipas Autoriteti Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, një sëmundje shumë ngjitëse që përhapet shpejt dhe 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭ë 𝐳𝐡𝐝𝐮𝐤ë 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë 𝐭𝐮𝐟ë𝐧. Mortaliteti shkon deri në 𝟏𝟎𝟎%. Për këtë arsye fermerët nuk duhen të mos blenë dhe 𝐦𝐨𝐬 𝐬𝐡esin 𝐝𝐞𝐥𝐞/𝐝𝐡𝐢 𝐧ë 𝐤ë𝐭ë 𝐩𝐞𝐫𝐢𝐮𝐝𝐡ë,duhet të 𝐌𝐛𝐚𝐣𝐞𝐧𝐢 𝐭𝐮𝐟ë𝐧 𝐭ë 𝐢𝐳𝐨𝐥𝐮𝐚𝐫 – 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐚𝐤𝐭𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐭𝐮𝐟𝐚 𝐭ë 𝐭𝐣𝐞𝐫𝐚 𝐣𝐚𝐧ë 𝐛𝐮𝐫𝐢𝐦 𝐢𝐧𝐟𝐞𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢 dhe nuk duhet të 𝐥𝐞𝐣𝐨jnë 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐨𝐫ë 𝐭ë 𝐡𝐮𝐚𝐣 𝐧ë 𝐟𝐞𝐫𝐦ë! Madje këtë të shtunë një person ka rënë në pranga në Kapshticë pasi ka do të fustë në Shqipëri bagëti të imta  nga vendet fqinje pa pasur dokumentacionin shoqërues.  Shtetasi K.F. u konstatua gjatë kontrollit në doganë nga shërbimet e policisë kufitare ndërsa mësohet se bagëtitë iu dorëzuan institucioneve përkatëse për kryerjen e analizave nëse do të rezultojnë me sëmundje infektive.

Ndërkohë që vijojnë kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe të kufirit të gjelbër nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë për të konstatuar rastet e paligjshme që lidhen me transportin e bagëtive të imëta. Por e gjithë kjo situatë me ngordhjen e bagëtive do të rëndojë në xhepat e fermerëve të cilët kanë kosto të larta ekonomike teksa fermat e tyre preken nga kjo sëmundje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco