Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi sekuestro të tre pasurive të ish-zv kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilat ishin subjekt i një procedimi gjyqësor.
Ky vendim vjen pas shqyrtimit të çështjes, për të cilën Gjykata Kushtetuese e konsideroi se kishte pasur shkelje proceduriale dhe cënim të të drejtës së pronës nga vendimet e mëparshme të gjyqësorit.
Gjykata Kushtetuese e shqyrtoi çështjen dhe vlerësoi se kishte pasur shkelje në procedurat e gjyqësorit lidhur me pasuritë e Ahmetaj, duke hedhur dyshime mbi ligjshmërinë e veprimeve të mëparshme. Megjithatë, Gjykata e Posaçme e Apelit ka mbështetur qëndrimin e organeve të tjera gjyqësore, duke i lënë në fuqi sekuestro për pasuritë e ish-zv kryeministrit.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS