Berisha-gazetares së Report TV: Kërkove provat për Trenin Bullgar, por nuk erdhe kur i paraqita këtu

13:06, 13/06/2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka nxjerrë blof, gazetaren e Report Tv, e cila përpiqej të intimidonte liderin demokrat se nuk kishte prova për fenomenin e ‘trenit bullgar’.

Në kundërpërgjigje, Berisha në konferencën me gazetarë, përfshirë dhe atë të Report Tv, iu përgjigj duke i thënë se provat janë bërë publike nga vetë ai gjatë daljeve publike në selinë blu, porse nuk ka qenë e pranishme në konferencë për t’i pasyqruar.

Në përgjigje të gazetares, Berisha tha se pavarësisht ‘territ informativ’ të Report Tv, me rendësi mbetet zbërthimi me fakte dhe dokumente zyrtare i farsës së turpshme të 11 Majit 2025.

Përfaqësues të PD janë çdo natë në ato media që i ftojnë, se ka media që nuk i ftojnë.

Kanë qenë pa përjashtim, të mos të jap listën. Kanë qenë në të gjitha emisionet që janë ftuar.

Kanë qenë në të gjitha mediat që janë ftuar.

Konferenca e shtypit është e kryetarit dhe paraqet këtu tërësinë e provave, fakteve të farsës elektorale.

Pra, me respekt ndaj qytetarëve dhe medias, përfshi edhe ju, tjetër punë se një ditë kërkon se ku janë të dhënat e Trenit Bullgar, ditën tjetër ti mungon dhe mbetesh ta shohësh në media.

Pra, këto janë.

E rëndësishme është që këtu po bëhet zbërthimi me fakte, dokumente zyrtare i farsës së turpshme të 11 Majit 2025.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco