Deputeti i PL, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër në rrjetin e tij social në Facebook ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke e akuzuar për kriminalizim të procesit zgjedhor dhe manipulim të votës së diasporës.
Vasili e cilëson KQZ-në si “Narko-KQZ” dhe e akuzon se ka njohur vota të manipuluara, ndërkohë që ka refuzuar të pranojë zarfet e ardhura pa firmë. Sipas tij, zgjedhjet janë të pavlefshme dhe SPAK po mban qëndrim të heshtur, duke bërë “pazare” me qeverinë në vend që të hetojë krimin zgjedhor.
Postimi i plotë:
Narko-KQZ i vë vetë vulën shkatërrimit të zgjedhjeve.
Narko-KQZ nuk pranon t’i paguajë DHL zarfat e votave pa firmë.
Narko-KQZ, nga ana tjetër, votat i numëron dhe i njeh si rezultat.
Ky është kulmi i kriminalizimit të Narko-KQZ-së.
[📌] Kush i mori zarfat e votave të Diasporës?
[📌] Kush i shpërndau?
[📌] Pse u shpërndanë pa firmë?
[📌] Pse u njohën këto vota të manipuluara sheshit si rezultat zgjedhor nga Narko-KQZ?
[📌] Pse nuk u kallëzuan fajtorët nga KQZ në SPAK dhe Prokurori?
[📌] Pse e fshehu KQZ krimin zgjedhor të konsumuar hapur me votën e Diasporës?
Zgjedhjet kanë rënë!
Rezultatet e zgjedhjeve janë nul, sepse manipulimi është vërtetuar hapur.
Vota e Diasporës i bën pluhur e hi zgjedhjet.
Ndërsa SPAK është futur në bunker dhe bën pazar me qeverinë për të zgjatur mandatet e veta, dhe në shkëmbim i jep alibi krimit zgjedhor që po shkatërron vendin.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS