Aksidenti në autostradën Milot-Thumanë/ Njëri prej 4 të plagosurve ndërron jetë rrugës për në spitalin e Traumës

Aksidenti në autostradën Milot-Thumanë/ Njëri prej 4 të plagosurve ndërron jetë rrugës për në spitalin e Traumës

22:49, 12/06/2025

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Thumanë, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka përfunduar në kanal.

Raportohet se një nga katër të plagosurit ka ndërruar jetë, rrugës për ne spitalin e Traumës në kryeqytet. 

Njoftimi:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Tiranë–Lezhë”, në vendin e quajtur Fushë-Gjormë, një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin B. Q., 29 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe tre pasagjerët: shtetasit I. Q., rreth 70 vjeç, L. Q., rreth 40 vjeç, dhe M. Ç., rreth 60 vjeçe.

Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco