Aksident në aksin Milot-Thumanë, katër anëtarë të një familjeje të lënduar, një në gjendje kritike

Aksident në aksin Milot-Thumanë, katër anëtarë të një familjeje të lënduar, një në gjendje kritike

22:15, 12/06/2025

 Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Thumanë. Dyshohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka përfunduar në kanal. 

Sipas raportimeve, katër persona nga e njëjta familje kanë mbetur të lënduar, një prej tyre në gjendje më të rëndë. Të plagosurit janë dërguar me ambulancë në spitalin e Traumës në kryeqytet. 

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Fushë-Gjorem, ndërsa bëhet me dije se policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të plota të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Tiranë–Lezhë”, në vendin e quajtur Fushë-Gjormë, një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin B. Q., 29 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe tre pasagjerët: shtetasit I. Q., rreth 70 vjeç, L. Q., rreth 40 vjeç, dhe M. Ç., rreth 60 vjeçe.

Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco