‘Partitë e reja janë përdorur për t’i marrë vota opozitës’/ Saraçi: Krim elektoral kundër demokracisë dhe i ndëshkueshëm!

18:57, 11/06/2025

Gazetari dhe kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi shprehet se partitë e reja kanë të drejtë të garojnë në zgjedhjet elektorale, porse përdorimi nga partia në pushtet, nuk është gjë tjetër veçse një krim kundër demokracisë.

I ftuar në Task Force në Syri Tv, nën moderimin e Bledian Kokës, Saraçi tha se të përdorësh partitë e reja dhe t’i paguash për t’i marrë vota opozitës, është një krim elektoral i ndëshkueshëm.

Sipas Saraçit, partitë e reja nuk kanë ambicie politike për të qenë garues, më shumë se sa interesa të drejtpërdrejta financiare.

‘Garimi i partive të reja, e drejtë e tyre dhe i bën mirë demokracisë, përdorimi nga partia në shtet për të mbajtur pushtetin është krim elektoral dhe krim kundër demokracisë. Të paguash parti të vogla të thithin vota nga kundërshtari për të mos marrë vota është krim i ndëshkueshëm. Partitë e reja janë për interesa të drejtpërdrejta financiare, s’kanë ambicie politike për asnjë garues’, u shpreh Saraçi.

Edhe pse disa problematika janë konstatuar edhe nga OSBE-ODIHR, në parlamentaret e 11 majit, u vërejt fenomeni i trenit bullgar dhe kartat e identitetit që u janë marrë pensionistëve, sipas Saraçit, tregon se Shqipëria mund të kthehet pas në vendet me regjime autokratike.

Është detyrë e 50 deputetëve të opozitës, që përmes rezistencës konstante, thekson ndër të tjera Saraçi, që vendi të mos shkojë drejt instalimit të diktaturës.

‘Janë denoncuar së fundmi ‘treni bullgar’ dhe kartat e identitetit, janë raportuar në Rusi, Bjellorusi dhe Turqi. Janë raportuar edhe në disa vende të tjera, dhe në ato vende është vendosur ripërsëritja e zgjedhjeve. Ose shkojmë ne vende të instalimit të diktaturës, ose opozita të bëjë rezistencë konstante me të gjitha format. Shembulli i parë janë 50 deputetët që kanë dalë’, theksoi Saraçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco