SYRI TV/ Farsa zgjedhore, Berisha publikon prova të tjera: Eksponentët e PS ndanë para! Shqipëria është kthyer në narkoshtet

16:36, 09/06/2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar këtë fillim jave një video ku eksponentë të lartë të Partisë Socialiste paguajnw para për blerjen e votave. Krimi i rëndë elektoral është regjistruar në Babrru, ky patronazhistët shkojnë në familje me par në dorë dhe me lista për të orjentuar votën. Berisha e cilësoi këtë akt skandaloz, që i mbivendoset edhe blerjeve në kundërshtim me ligjin me 500 milionë euro prokurime, 200 milionë euro falje gjobash, 76 milionë euro të shpërndara publikisht e me bonuese elektorale. 

Syri TV 

Lideri i opozitës Sali Berisha publikoi sot prova të cilat tregojnë blerjen e votave në Tiranë në 11 maj. Sot (9 qershor) Nga selia blu, ku publikoi videon e ndarjes së parave nga ana e eksponentëve të partisë socialiste në këmbim të votës, Berisha deklaroi se farsa zgjedhor e 11 majit nuk do të njihet dhe se në ditët në vijim do të publikojë fakte që vërtetojnë tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve shqiptarë.

76 milionë euro të shpërndara publikisht. Nuk mjaftuan 200 milionë euro gjoba dhe kamata të falura. 500 milionë euro prokurime dhe koncesione. Por kalojnë duke shpërndarë para nëpër qoshe për të blerë vota. Këto zgjedhje nuk njihen kurrë. Këto zgjedhje janë farsë dhe nuk janë zgjedhje. Pra kjo farsë nuk njihet kurrë

Sa i takon denoncimeve të opozitës në SPAK, Berisha akuzoi Ramën dhe Dumanin se qëndrojnë krye të krimeve elektorale.  

Ato i fut turshi të gjitha Skapi i partisë. Ju e dini. Nuk merret Skapi me kallëzimet penale. Ata janë vetë krimi elektoral. Altin Dumani udhëheq krimin elektoral në Skap bashkë me Edi Ramën. Por qëndrimet do mbahen. Sigurisht do vlerësohen sipas rastit.

Berisha renditi arsyet se pse nën drejtimin e Edi Ramës vendi është kthyer në narkoshtet. 

Se të shtrosh sot problemin se ku është narkoshteti, je ushtar i Pojës. Kur e di që Poja kontrollon Durrësin dhe ka tre vite që nuk kapet një kilogram kokainë në Durrës. Dhe që kur erdhi mandat-arresti, Altin Troplini njoftoi Elvis Doçin dhe Troplinët ia mbathën. Pra, këta kanë një përpjekje të ethshme, por kësaj here po iu ngec në fyt.

Po çfarë është narkoshteti? Narkoshteti është shteti i karteleve. Këta nuk kanë njohuritë më elementare, në qoftë se nuk notojnë vetë në para droge.

Narkoshteti është kur Taulant Ballën- ministrin e Brendshëm, e emërojnë bandat. Kur drejtorin Matrix e emërojnë bandat. Kur vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, vazhdon trafiqet nga Vlora. Narkoshteti është kur Olsi Rama, njësh me kartelin e Xibrakës, kurse gjykatësi thotë nuk ishte. Ky është narkoshteti.

Akuzave të kryetares së Kuvendit Elisa Spiropalit, Berisha iu përgjigj duke publikuar një video për të.  

Sali Berisha u shpreh se misioni I tij historik është rikthimi I votës së lirë për shqiptarët. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco