Një sherr mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil.
Nga informacionet paraprake mësohet se në konflikt janë përfshirë disa shtetas turq dhe një banor i Ksamilit, ku shkaku i nisjes së sherrit ka qenë një vend parkimi.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka shoqëruar disa persona drejt komisariatit, ndërkohë që në spital po marrin mjekim të lënduarit.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS