U arrestua duke ngrënë drekë me Xhevdet Plakun... Voltan Xhanin do ta hetojë SPAK! 39-vjeçari, i dyshuar se organizoi vrasjen Elis Rroshkodolit

U arrestua duke ngrënë drekë me Xhevdet Plakun... Voltan Xhanin do ta hetojë SPAK! 39-vjeçari, i dyshuar se organizoi vrasjen Elis Rroshkodolit

17:22, 05/06/2025

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shqyrtuar kërkesën e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme për rivlerësimin e masës së sigurimit “arrest në burg” ndaj shtetasit Voltan Xhani, person nën hetim për vepra që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Kjo kërkesë vjen pas një procesi procedural të zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, e cila më herët ka shpallur moskompetencën lëndore për vijimin e shqyrtimit të çështjes. Pas shqyrtimit të kërkesës dhe analizimit të fakteve dhe rrethanave të paraqitura, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, duke u mbështetur në nenet përkatëse të Kodit të Procedurës Penale, ka vendosur të vijojë me masën e sigurimit “arrest në burg” ndaj personit nën hetim.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 03.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Rivlerësimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Voltan Xhani, fillimisht me vendimi nr. 632 (3706), datë 08.09.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjishëm Shkodër, e verifikuar me vendimin nr. 309 (1777), datë 25.05.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjishëm Shkodër, e cila ka shpallur moskompetencën lëndore të saj, po në këtë datë.”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 88, 112 dhe 238 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 59, datë 05.06.2025, vendosi:

1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Voltan Pertrit XHANI, me vendimin Nr. 632 (3706), datë 08.09.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjishëm Shkodër, e verifikuar me vendimin Nr. 309 (1777), datë 25.05.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjishëm Shkodër.

2. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco