SYRI TV/ Sali Berisha takim me kryesinë e PD Bruksel: Rama ka ngritur makineri zgjedhore

13:58, 05/06/2025

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, zhvilloi një takim me kryesinë e degës së në Belgjikë, nga ku denoncoi masakrën zgjedhore në Shqipëri.

Berisha tha para demokratëve të diasporës në Belgjikë, se Edi Rama është autori kryesor i farsës elektorale, pasi ka ngritur një makineri të blerjes së votës dhe frikësimit të qytetarëve.

Ai theksoi se para zgjedhjeve, Edi Rama përdori shtetin dhe gjithë burimet financiare për të blerë votën e qytetarëve.

Më tej, lideri demokrat tha se Rama ka ngritur një makineri të frikësimit të qytetarëve, nëpërmjet bandave kriminale që operojnë në të gjithë vendin, të cilat tashmë emërojnë ministra dhe deputetë.

Këto deklarata lideri i opozitës Sali Berisha i bëri para demokratëve në Belgjikë, pak pasi në Parlamentin Europian u demaskua farsa elektorale e 11 majit, ku eurodeputetët evidentuan përdorimin e burimeve shtetërore dhe bandave kriminale nga qeveria për të blerë votat në zgjedhjet parlamentare.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco