Jo vetëm ‘mbretër’ në trafikun e kokainës e heroinës e kanabisit tani grupet kriminale shqiptare tashmë po pushtojnë dhe trafikun e drogave sintetike. Një rrjet i trafikut të drogës, nga Shqipëria në Finlandë dhe Spanja në Finlandë është goditur në kuadër të një hetimit të nisur me iniciativë të autoriteteve finlandeze dy vite më parë, finalizuar sot me ekzekutimin e 9 nga 11 urdhërarrestet e firmosura nga GJKKO me kërkesë të SPAK.
I gjithë rrjeti i këtij trafiku drejtohej nga Shqipëria, ndërsa dy nga krerët e grupeve kriminale janë me origjinë nga Vlora.
Në konferencën e përbashkët mes autoriteteve finlandeze, SPAK e policisë së Tiranës, kreu i SPAK, Altin Dumani tha se është hera e parë që evidentohen grupe kriminal shqiptar i dedikuar trafikut të drogave sintetike në sasi të mëdha.
“Aktiviteti shtrihej ndër vite. Krijuesit e grupit preferonin të rrinin në Shqipëri nga organizonin aktivitetin e grupit kriminal. Të gjithë janë shqiptarë. Sipas të dhënave tona 10 persona janë në Shqipëri, njëri nuk është në Shqipëri. 54 persona janë të proceduar, shumica të dënuar në Finlandë.
Në Finlandë ishin dhe shtetas me shtetësi shqiptare por dhe kombësi tjetër.
"Si SPAK na ka bërë përshtypje. Është hera e parë që evidentojmë një grup kriminal që kanë në fokus shitjen e drogave sintetike. Deri tani kanë qenë në trafikun e kokainës, heroinës, kanabisit. Hera e parë që grupet shqiptare ishin të dedikuara trafikut të drogave sintetike. Sasitë janë të mëdha. Në hetim janë kapur edhe ekstazi. Të gjithë e dimë rrezikun që paraqet për konsumatorin kjo lloj droge sintetike.
Grupi kishte krijuar rrjetin e tyre në Finlandë, bazën në Finlandë, dhe herë pas here dërgonin nga Shqipëria shtetas shqiptarë që shkonin në bazat e caktuara dhe shisnin lëndën narkotike. Nga Spanja trafikonin në Finlandë kanabis, ndërsa nga Holanda drogën sintetike emfateminë" tha SPAK.
Autoritetet finlandeze bënë të ditur se fitimi i ardhur nga trafikimi i qindra kg lëndë narkotike shkon në miliona euro.
“Në kuadër të hetimeve në Finlandë është sekuestruar një sasi prej 300 kg lëndë narkotike e llojeve të ndryshme por hetimet kanë treguar se sasia ishte shumë herë më e madhe që kanë menaxhuar atje. kanë mundur të shesin me qindra kg drogë në tregun finlandez. E vështirë të bëhet përllogaritje e shumës së përftuar nga grupet kriminale por bëhet fjalë për miliona euro” tha Komisari për krimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit në Finlandë
Si bëhej trafikimi?
Komisari për krimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit në Finlandë evidentoi një rast.
“Transportonin lëndën narkotike me kamionë nga Holanda në Finlandë. Një kamion me targa polake, dhe një shofer polak. Shumë emtafeminë përdoret në Finlandë, duke qenë se vendi i origjinës është Holanda. Kanabisi trafikohej nga Spanja në drejtim të Finlandës” u shpreh ai.
Në Finlandë grupi kishte në përbërje dhe shtetas rumunë, aziatikë, e afrikanë
‘Koka’ e grupeve nga Vlora
Prokurori i SPAK Alfred Shehu sqaroi se krerët e dy grupeve ishin nga Vlora dhe tregon si funksiononte.
“Dy grupe organizon trafikun nga Shqipëria për ta dërguar nga Spanja apo Holanda në Finlandë ku kishin rrjetin e shpërndarjes.
Një grup tjetër kriminal i drejtuar po nga shtetas shqiptarë vepronte në Finlandë për blerjen e shitjen në Finlandë.
Një grup tjetër po shqiptarë kishte si detyrë organizimin e trafikut të marijuanës nga Spanja në Finlandë me postë”
Një tjetër detaj rezulton se ndërsa këto persona ishin të ndjekur penalisht në Finlandë në Shqipëri rezulton pa asnjë precedentë penalë, madje lëvizinin lirshëm në shtetet e tjera të BE-së
“Krerët e grupeve një pjesë e tyre kanë qenë më parë të ndjekur penalisht në Finlandë e nuk kanë qenë të evidentuar në Shqipëri. Pas kthimit të tyre në Shqipëri kanë drejtuar aktivitetin nga Shqipëria, ose shtete të tjera të BE-së”
Ku ishte baza në Shqipëri?
“Dy nga krerët e grupeve kriminale janë me origjinë nga Vlora. Shqipëria është e vogël e për bazë nuk mund të themi, se aktivitetet sot kryen me mjetet e komunikimit elektronik. Pjesa tjetër ka qenë e përqëndruar në Kuçovë e Berat. Një pjesë e tyre me origjinë të këtyre rretheve janë me banim në Tiranë.
Ata kanë qenë qytetarë të lirë. Hetimet tona kanë qenë të fshehura. Pjesa më e madhe e tyre lëvizte dhe jashtë
Si komunikonin?
Ata përdornin platformën telegram, ëhatsapp dhe signal
Ku shkuan paratë?
Përfaqësuesi finlandez: Jemi duke hetuar. Nuk e kemi përcaktuar akoma.
Në lidhje me lëvizjet monetare konkluzionet do të dalin në fund. hetimet kanë qenë të fshehura. Do të nisë hetim pasuror për të gjithë, tha prokurori i SPAK, Alfred Shehu
Aksioni
Nga SPAK në maj është dërguar kërkesa për caktim mase sigurimi për 11 persona dhe nga GJKKO me vendim 52 2/6/2025 ka firmosur masat e sigurisë ‘arrest me burg’
Aksioni është kryer sot në orët e para të mëngjesit. Në këtë aksion kanë marrë pjesë dhe përfaqësues të policisë finlandeze dhe 110 efektivë policie.
Nga 11 urdhërarreste, deri tani janë janë 9 persona të arrestuar në Shqipëri, ndërsa një person është në kërkim. Njëri ndodhet jashtë Shqipërisë
U sekuestruan 8 automjete, telefona celularë dhe shumë dokumente me vlerë për hetimin pasi ka të dhëna lidhur me aktivitetin kriminal të personave.
Do nis dhe hetimi pasuror ndaj tyre.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS