Berisha: Këto ishin zgjedhjet e kanabizimit më të madh në historinë e vendit

Berisha: Këto ishin zgjedhjet e kanabizimit më të madh në historinë e vendit

13:16, 02/06/2025

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka denoncuar zgjedhjet e fundit si “kanabizimin më të madh në historinë e vendit.”

Armand Maho thekson se shpërndarja e gjeografike e zonave, duke përfshirë edhe përdorimin e kanabisit në Postribë, ka bërë të pamundur kontrollin policor dhe ka ndikuar në ndryshimin e rezultateve elektorale, ku PS-ja arriti përmbysje ndaj PD-së.

Ai nënvizon gjithashtu ndikimin e emigracionit dhe boshatisjen e disa zonave si faktorë që kanë ndikuar në këtë ndryshim.

Fjala e tij:

Armand Maho: Normale, se një shpërndarje e tillë e zonave, siç thamë janë më shumë se 249 kilometra katrorë, por të shpërndara, e bën të pamundur kontrollin nga policia. Plus që aktiviteti në këto zona vijon ende sot. 
Si ka qenë efekti elektoral. Sipas disa matjeve të mia në zonën e Malësisë së Madhe, në 2021 ishte PD-ja fituese me gati 3500 vota para, ndërkohë që sivjet ishte kthyer me 4 mijë vota përmbysje për PS-në. 
Të fitojë PS-ja Postribën ku është lejuar përdorimi i kanabisit nuk ka ndodhur në këto 34 vite. Pra efektin e vet e ka pasur. Sepse, siç e thashë dhe më parë, nuk janë vetëm njerëzit aty, por edhe ata që kanë emigruar në Tiranë, jashtë. Prandaj ka dhënë dy zona në Kukës, ose komplet Dropullin që është i boshatisur. 

Sali Berisha: Siç e shifni këto ishin zgjedhjet e kanabizimit më të madh në historinë e vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco