Policia e Durrësit ka thelluar hetimet në lidhje me aksidentin që ndodhi paraditen e djeshme në det, ku humbi jetën një 34-vjeçar.
Arrestimi i tij është bërë për shkak të mungesës së plotë të dokumentacionit për ushtrimin e aktivitetit dhe mos-pajisjes me veshjen e sigurisë.
Çifti anglez kishte ardhur për pushime në Shqipëri me një grup kolegësh. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, pasi morën motorin e ujit dhe u larguan në thellësi, por jo në distancë të madhe nga bregu i detit, ata kryen manovra me shpejtësi dhe për pasojë ranë në det.
Skena është dalluar nga bregu dhe kanë qenë pushuesit që kanë telefonuar policinë.
Dyshimet për vdekje nga hipotermia kanë rënë, pasi shtetasit në fjalë kanë qëndruar pak minuta në ujë. Ende nuk është kryer ekspertiza, por dyshimet janë se shtetasi 34-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur. Nuk përjashtohet as mundësia e përsëritjes së arrestit kardiak nga lodhja gjatë tentativës për të shpëtuar nga mbytja.
© SYRI.net