Masakra mjedisore në Shijak/ Vijon djegia e mbetjeve urbane në Hardhishtë, rrezikohen banesat! Syri TV sjell pamjet

Masakra mjedisore në Shijak/ Vijon djegia e mbetjeve urbane në Hardhishtë, rrezikohen banesat! Syri TV sjell pamjet

10:58, 31/05/2025

Edhe këtë fundjavë ka vijuar masakra mjedisore në fshatin Hardhishtë në Shijak. Mbetjeve urbane që prej së premtes i është vënë zjarri duke bërë mbeturinat që të digjen, ndërsa tymi ndotës rrezikon banorët e zonës për shkak të erës së rëndë, ashtu sikurse përhapjen e zjarrit.

Me ardhjen e temperaturave, mbetjet urbane dhe djegia e tyre rrezikon që ta kthejë vendin në një vatër epidemie.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Syri, mbetjet vijojnë të digjen, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe zjarrfikësja që po përpiqet të shuajë vatrat e zjarrit.

Një ditë më parë kanë qenë banorët e fshatit Hardhishtë që ngritën shqetësimin për djegien e mbetjeve urbane në zonën ku banojnë, duke e bërë të padurueshme erën që lëshon djegia e mbeturinave për ta.

Deri më tani  siç raporton gazetarja Albana Aliaj, nuk ka asnjë prej institucioneve vendore të Shijakut në terren, për të parë nga afër situatën dhe marrjen e masave për të parandaluar këtë masakër mjedisore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco