E ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri TV, nën drejtimin e Flavio Qarrit, audituesja ligjore Meri Lika dha një panoramë të zymtë për sektorin fason dhe ekonominë shqiptare në tërësi. Ajo tha se një ndër arsyet kryesore të falimentimit të fasonerisë është vështirësia gjithnjë e më e madhe për të zhvilluar aktivitetin në Shqipëri.
“Fasoni pse po falimenton? Sepse këtu është bërë shumë e vështirë për ta zhvilluar aktivitetin, prandaj po falimenton. Dhe është një nga bizneset që sjell më shumë të ardhura në Shqipëri, sepse ai merr paranë e huaj e fut në Shqipëri, ai fut kapital… kam parë një analizë të 3 viteve dhe kishte sjellë mbi 500 milionë euro,” u shpreh Lika.
Sipas saj, edhe lëvizja e euros në treg ka qenë e lidhur me qëndrime të ndërhyrjes shtetërore, çka ka ndihmuar në blerjen e borxhit me kosto më të ulët.
“Kemi edhe lëvizjen e euros, e cila edhe me urdhër qeverie duhet të ketë lëvizur. Unë mendoj se duhet të jetë edhe ndikimi i qeverisë patjetër, sepse në këtë mënyrë blen borxhin më lirë, e blen euron më lirë këtu dhe paguan borxhin e saj. Prandaj po ulet edhe borxhi në mënyrë të ndjeshme pak,” shtoi audituesja.
Duke përdorur një krahasim historik, ajo theksoi se vendi po shkon drejt një “skllavopronarie moderne”, për shkak të ngarkesës së madhe fiskale.
“Kur mësonim historinë, kemi mësuar skllavopronarinë, atje thoshte që skllavi nuk ka asgjë përveç prangave. Kështu që ne jemi duke shkuar drejt një skllavopronarie moderne, të na vënë këto prangat e taksave dhe ne pastaj… vetëm ato do na ngelen,” theksoi Lika.
Ajo gjithashtu nënvizoi se vendi po humbet atraktivitetin për investitorët e huaj dhe paralajmëroi një përkeqësim të mëtejshëm për shtresën e mesme në vitin e ardhshëm.
“Klientët e huaj nuk e shohin më atraktiv vendin tonë nga taksat. Unë e shoh jo të mirë situatën ekonomike për vitin tjetër për shtresën e mesme. Ka vite që është jo mirë, por më keq do jetë në vitin tjetër,” përfundoi ajo.
Lika: Fasoni pse po falimenton. Sepse këtu është bërë shumë e vështirë për ta zhvilluar aktivitetin, prandaj po falimenton.
Dhe është një nga bizneset që sjell më shumë të ardhura në Shqipëri, sepse ai merr paranë e huaj e fut në Shqipëri, ai fut kapital… kam parë një analizë të 3 viteve dhe kishte sjellë mbi 500 milionë euro. Sektori fason është një nga më kryesorët që sjell lekë në Shqipëri.
Kemi edhe lëvizjen e euros, e cila edhe me urdhër qeverie duhet të ketë lëvizur, unë mendoj se duhet të jetë edhe ndikimi i qeverisë patjetër, sepse në këtë mënyrë blen borxhin më lirë, e blen euron më lirë këtu dhe paguan borxhin e saj, prandaj po ulet edhe borxhi në mënyrë të ndjeshme pak.
Kur mësonim historinë, kemi mësuar skllavopronarinë, atje thoshte që skllavi nuk ka asgjë përveç prangave, kështu që ne jemi duke shkuar drejt një skllavopronarie moderne, të na vënë këto prangat e taksave dhe ne pastaj… vetëm ato do na ngelen.
Klientët e huaj nuk e shohin më atraktiv vendin tonë nga taksat.
Unë e shoh jo të mirë situatën ekonomike për vitin tjetër për shtresën e mesme, ka vite që është jo mirë, por më keq do jetë në vitin tjetër.
© SYRI.net