Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e krahasoi me një takim të mafies, mbledhjen e kryeministrit Edi Rama me deputetët socialistë, dukë thënë se ishte një festë e farsës elektorale. Lideri I opozitës u shpreh se raporti paraprak i OSBE-ODIHR faktoi farsën zgjedhore ndërsa u shpreh se e vetmja zgjidhje është largimi I kryeministrit Rama, krijimi i një qeverie teknike dhe ripërsëritja e zgjedhjeve.
Syri tv
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se pasi mori zgjedhjet me mbështetjen dhe ndihmën e bandave kriminale, tashmë po përdor strukturën e posaçme anti korrupsion për ti kërcënuar. Deklaratat e lideri të opozitës, u bënë gjatë një konference me gazetarë, në të cilën, Berisha e krahasoi takimin e kryeministrit Rama me deputetët me takimet e mafies, duke e cilësuar si një mort.
Kreu I opozitës denoncoi me emra bandat kriminale dhe përfaqësuesit e tyre në parlament.
Berisha u ndal konkretisht edhe të përfaqësuesit e grupeve kriminale në Vorë, duke denoncuar me pamje filmike, se si hynin në qendrat e votimit, me karta vëzhguesit të falsifikuara.
Lideri I partisë demokratike theksoi se kryeministri Edi Rama po bën përpjekje të ndërhyje në raportin final, të OSBE-ODIHR, për farsën elektorale, pavarësisht se misioni i vezhguesve ka dokumentuar në raportin paraprak, të paktën 15 shkelje të dhunimit të zgjedhjeve të 11 majit.
Berisha deklaroi se e vetmja rrugëzgjidhje është largimi i kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie teknike, që do garantojë kushtet për ripërsëritjen e zgjedhjeve.
Lideri demokrat u shpreh se Partia Demokratike do të denoncojë edhe në kuvend, farsën elektorale dhe kjo është tema qendrore e gjithë aksionit opozitar.
© SYRI.net