Gazetari Telnis Skuqi, nga studioja e emisionit “Kafe Shqeto”, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me skandalin e përfolur ndaj Tërmet Peçit.
Skuqi ka dhënë versionin e tij mbi situatën e krijuar, duke përmendur emra konkretë dhe ngjarje që lidhen me klimën elektorale dhe përplasjet politike në këtë qytet.
Në deklaratën e tij, ai pohon se më 11 maj ndodhej në jug të Shqipërisë dhe rastësisht ishte pranë Urës së Leklit, ku vuri re një situatë të tensionuar mes disa të rinjve dhe policisë. Ai përmend se një punonjëse e bashkisë, nga departamenti i barazisë ligjore, që po merrej me ngjarjen ne fjalë.
“Zonja punonjëse pranë bashkisë në departamentin e barazisë ligjore kishte arritur të mblidhte disa të dhëna të banorëve të Këlcyrës dhe ishte vetëofruar me vetëdije duke ia ofruar stafit të kandidatit për deputet. Unë e telefonova rastësisht Termet Pecin dhe i thashë se po ziheshin disa nga djemtë e shtabit tuaj, më tha si ka mundësi, ?’ – u shpreh Skuqi.
Deklarata e tij:
"Fatmirësisht dhe fatkeqësisht njëkohësisht, pak para 11 majit unë u ndodha në jug të Shqipërisë dhe e gjeta ekuacionin që unë dola në përfundim që ishte se brenda PS ka pasur konflikt brenda kandidatëve dhe Termet Pecit i cili po dilte shumë në terren.
Të hymë pak te ajo tema që është diskutuar së fundmi, skandali seksual që në fakt nuk është kështu e vërteta.
Unë u ndodha atë ditë duke udhëtuar pranë ‘Urës së Leklit’, pashë polici, një zonjë dhe disa djem dhe ishte situatë mjaft e tensionuar mes palëve dhe në fakt kjo më bëri përshtypje, por e neglizhova.
Pak më vonë teksa flisja me Termetin për shkak edhe të marrëdhënieve të mia njerëzore, ai në fakt nuk ndodhej atje por vetëm shtabi dhe atje e kuptova situatën.
Zonja punonjëse pranë bashkisë në departamentin e barazisë ligjore kishte arritur të mblidhte disa të dhëna të banorëve të Këlcyrës dhe ishte vetëofruar me vetëdije duke ia ofruar stafit të kandidatit për deputet.
Unë e telefonova rastësisht Termet Pecin dhe i thashë se po ziheshin disa nga djemtë e shtabit tuaj, më tha si ka mundësi, ç’a dua unë atje unë i kam votat e garantuara, ç’a dua unë në këtë mes".
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS