Teksa Edi Rama kishte mbledhur deputetët e rinj socialistë pas masakrës elektorale që kreu më 11 maj, në bashkëpunim me patronazhistët, krimit të organizuar dhe tejtërsimit të votës së diasporës, të shumtë kanë qenë qytetarët që e kanë ulur kryeministrin me ‘këmbë në tokë’.
Edhe pse përgjatë fushatës elektorale i është shmangur debateve publike dhe mediatike, e kishte të pamundur t’i fshihej përballjes në rrjetet sociale, ndërsa qytetarë të shumë I kanë kujtuar Ramës se nuk do të jetë e largët dita, kur do të bjerë nga pushteti.
‘Je ngritur kaq lart sa që s’do e kuptosh kur të biesh pikiatë dhe s’do ngrihesh më kurrë…mashtrues’, shkruan një qytetar.
Të tjerë, i kujtojnë kryeministrit vjedhjet, që sipas tyre i kanë dalë jashtë kontrollit.
Ndërsa një qytetar me ironi i kujton Ramës, fatin e ish-diktatorit sirian Bashar al Assad, të cilin populli e rrëzoi nga pushteti.
‘Kryeministër të uroj fatin e Asadit vetëm nga të mirat që i ke bërë vendit e popullit, por inshallah po ta kuptojnë mirësinë që të japin kusurin…’!!!, shkruan komentuesi.
‘S’po të shohin sytë se tani e ke dishezën’, shkruan një tjetër qytetar.
Ndërsa Rama premton integrimin, komentuesit nuk ia përtojnë në përgjigje: ‘Partia jote dhe e babës tënd na la 200 vjet mbrapa Evropës’.
‘Po të dridhet zëri! Të tmerron rezultati i babëzisë! As vetë nuk e prisje sa vota të tjetërsuara do sillnin kriminelat dhe hajdutat në votimet e 11 majit 2025’, është komenti i radhës për Ramën.
‘Kryetari fjalim, bashkëpunëtorët brenda. Do të të vijë dita! Shkofsh prapa diellit Rame’, është një tjetër qytetar që i kthehet kryesocialistit.
Ndërsa thuajse të gjitha komentet janë për tjetërsimin e manipulimin e votave, komentuesit nuk e kursejnë Ramën për ta krahasuar me diktatorin Enver Hoxha.
‘Je shumë lart me vjedhjen e manipulimin, je aq lart sa ia ke kaluar Enver plehrës’.
‘Fjalim diktatori’. ‘Banda e shekullit’, ‘Mbas qafe e ke, se çdo gjë e ka një fund’.
© SYRI.net