Qarqet me risk për krime zgjedhore/ Bushkolaj: Në Elbasan dhe Durrës kemi tejkalim votash, SPAK duhet të vepronte...

18:39, 26/05/2025

I ftuar në emisionin Task Force, në Syri TV, me moderatore Sonila Meço, gazetari Elkier Bushkolaj foli në lidhje me akuzat që kreu i PD, Sali Berisha, bëri sot në deklaratën me gazetarët për vjedhjen e votave në 11 maj.


Bushkolaj u shpreh se në Durrës dhe në Elbasan kemi tejkalimin e votave dhe SPAK-u duhet të gulomte që të nderonte atë 70% e qytetarëve shqiptar që pretendohet që e besojnë.


“Berisha po ngulmon aty ku është realisht problemi, pavarësisht se enturazhet mediatike nuk ndryshojnë qasje. Duhet të ndalemi te fenomeni i vërtetë i këtyre zgjedhjeve që ka të bëjë me tjetërsimin e votës. Kanë qenë kryetar në listë të hapur ku gati kanë marrë rreth 55 ose 60 mijë vota. Ne kemi dy kryetarë bashkie që kanë marrë rreth 25 mijë vota, që janë Agron Malaj dhe Tërmet Peci. Janë bërë një njësi e vetme që përfaqësojnë pothuajse komplet rrethin. Berisha i ka akuzuar si të diktuar nga krimi kandidatët në Durrës dhe Elbasan, konkretisht Sara Mila dhe Arkent Balla.

Berisha dikton te këta emra dhe për këtë na shërben dosja që kemi lexuar. Kemi lexuar dosjen e Suel Çelës dhe dilte qartë që ky, si kreu i një organizate kriminale, diktonte gjyqtarë, prokurorë dhe dosjet se cili gjyqtar do duhej të shkonte. Ishte një koordinator i institucioneve ligjzbatuese. Duke marrë këtë precedent, SPAK-u Elbasanin do ta kishte qark me risk. Ne nuk pamë asgjë në gjithë periudhën para dhe paszgjedhore në qarkun e Elbasanit. Edhe në Durrës, edhe në Elbasan kemi tejkalimin e votave.Këtu SPAK-u duhet të gulomte që të nderonte atë 70% e qytetarëve shqiptar që pretendohet që e besojnë.” – tha Bushkolaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco