‘Në 1 qendër votimi u vodhën 97 vota të PD-ASHM’/ PL, Blushi: Përmes metodave mafioze, narkoregjimi tjetërsoi vullnetin e qytetarëve

‘Në 1 qendër votimi u vodhën 97 vota të PD-ASHM’/ PL, Blushi: Përmes metodave mafioze, narkoregjimi tjetërsoi vullnetin e qytetarëve

15:22, 23/05/2025

PL përmes Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj force politike, Tedi Blushi ka bërë publike prova që sipas saj, tregojnë vjedhjen e votave të kandidatëve të PD-ASHM, në vetëm një qendër votimi në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat nga selia e PL, Blushi tha se çdo ditë po dalin prova të pastra dhe të qarta të masakrës elektorale të 11 majit, dhe manovrat që narkoregjimi përdori për të tjetërsuar në mënyrë mafioze dhe të dhunshme, vullnetin e lirë të qytetarëve.

‘Tanimë është fakt se 11 Maji ka qenë një farsë elektorale e dominuar nga banditizmi elektoral, “treni bullgar”, shit-blerja e votave, presionet për bukën e gojës, përdorimi i bandave dhe kriminelëve elektorale, parave të pista të trafiqeve dhe drogës, keqpërdorimi i administratës publike dhe aseteve shtetërore’, u shpreh Blushi në deklaratën për media.

Çdo ditë po dalin në dritë të diellit prova të pastra dhe të qarta të masakrës elektorale, që vërtetojnë para të gjithë shqiptarëve se si Narkoregjimi tjetërsoi në mënyrë mafioze dhe të dhunshme vullnetin e lirë të qytetarëve duke shkallmuar standardet e zgjedhjeve për t’i shndërruar ato në një farsë elektorale dhe falsitet total.

Sot provojmë me dokumenta zyrtare se si në qendrën e votimit 1531, në KZAZ Nr.30 në Qarkun e Tiranës janë tjetërsuar në mënyrë kriminale 97 vota për kandidatët në listën e hapur të koalicionin “PD-ASHM”, të cilat janë zhdukur qëllimisht në procesverbalin përfundimtar të kësaj KZAZ-je, ose më saktë janë vjedhur në tavolinë nga komisionerët patronazhistë të Edi Ramës.

Siç mund ta shihni, në këtë dokument zyrtar, të firmosur nga katër numërues, në qendrën e votimit 1531 në Yrshek, të KZAZ Nr.30 rezulton se 106 vota janë hedhur në kutinë e votimit për koalicionin PD-ASHM dhe 97 vota për kandidatët e aleancës tonë në listën e hapur, nga të cilat 3 vota për Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Metaj.

Ndërkohë, në procesverbalin përfundimtar të të gjitha qendrave të votimit të KZAZ Nr.30, qendra e votimit 1531, rezulton me zero vota për kandidatët e koalicionit PD-ASHM.

Kjo vjedhje flagrante e 97 votave në Tiranë është një tjetër provë e qartë e masakrës elektorale që ka ndodhur në 11 Maj.

Kur vetëm në një qendër votimi në kryeqytet vidhen 97 vota ditën për diell, imagjinoni se çfarë ka ndodhur në qendrat e votimit në qytetet e tjera të vendit.

Tanimë është fakt se 11 Maji ka qenë një farsë elektorale e dominuar nga banditizmi elektoral, “treni bullgar”, shit-blerja e votave, presionet për bukën e gojës, përdorimi i bandave dhe kriminelëve elektorale, parave të pista të trafiqeve dhe drogës, keqpërdorimi i administratës publike dhe aseteve shtetërore.

Ky regjim i bazuar mbi krimin, që bazon çdo gjë në tjetërsimin, manipulimin dhe në inflitrimin e njerëzve të korruptuar brenda opozitës, përmes mekanizmave shtrëngues të drejtësisë së re, shkaterroi standardet e zgjedhjeve, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Beteja për votën e lirë është e pakthyeshme per te mbrojtur Shqiperine nga gremina dhe shqiptaret nga kthetrat e narkoshtetit kriminal.

Ne nuk do të ndalemi përballë asnjë shantazhi, presioni apo manipulimi. Do të evidentojmë dhe denoncojmë çdo shkelje, çdo abuzim, çdo tentativë për të kthyer zgjedhjet në nje farsë, formalitet dhe në falsitet total.

Deformimi i vullnetit të qytetarëve përmes presionit, shantazhit, frikës, varfërisë së qëllimshme dhe kontrollit të çdo aspekti të jetës së përditshme është një akt kriminal që nuk mund të amnistohet.

Mbrojtja e votës së lirë nuk është thjesht një qëllim politik, por një mision kombëtar për të rikthyer Shqipërinë në rrugën e demokracisë së vërtetë funksionale, të shtetit të së drejtës dhe barazisë para ligjit për të gjithë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco