SYRI TV/ PD kundër miratimit të rezultateve për 11 majin, Nuri: S’është bërë auditimi për Diasporën

16:44, 22/05/2025

Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi tabelën e rezultateve për zgjedhjet e 11 majit në 4 qarqe, Partia Demokratike ka kundërshtuar çertifikimin e rezultateve, para se të bëhet auditimi i votës së diasporës. Përfaqësuesi i PD, në KQZ, Franc Nuri deklaroi se miratimi i rezultateve nis afatin 5-ditor të ankimimeve, duke mos i lënë kohë mjaftueshëm opozitës të grumbullojë provat për të kontestuar atë që e cilëson si masakër zgjedhore.

SYRI TV

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar tabelat e rezultateve për zgjedhjet e 11 majit, në 4 qarqe, ndërsa opozita e kundërshtoi këtë akt, me argumentin se çertifikimi i rezultatit nuk duhet bërë për sa kohë nuk është kryer një auditim i plotë i kërkuar për votën e diasporës dhe në kushtet kur vijnë të denoncohen skandale për manipulimin dhe blerjen e votave. Përfaqësuesi ligjor i PD, në KQZ, Franc Nuri deklaroi se miratimi i rezultatit nis afatin e kontestimit 5-ditor, ndërkohë që ende nuk ka nisur procesi i auditimit të votës së diasporës, për të marrë të gjitha provat që opozita do t’i përdorë për kontestimin e zgjedhjeve.

Partia Demokratike do të marrë në shqyrtim dokumentacionin e DHL për mënyrën se si janë shpërndarë votat e diasporës, ndërsa në përfundim të diskutimeve, Komisioneri Celibashi u shpreh se miratimi i tabelave të rezultateve për qarqet e tjera do të bëhet në afatin e fundit ligjor, për t’i dhënë pak më shumë kohë opozitës të administrojë të gjitha provat për kontestimin e zgjedhjeve të 11 majit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco