Syri TV/ Berisha denoncon skandalin e 'trenit bullgar' në Elbasan! Fletë votimi, lista e para në lokalin e vëzhguesit PS

16:24, 22/05/2025

Partia Demokratike ka publikuar prova të cilat vërtetojnë fenomenin e trenit Bullgar në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Elbasanit.

Dervish Beqiri: Këto janë për të verifikuar njerëzit
Blendi Himçi: Ku i ke gjetur?
Dervish Beqiri: I kam marrë tek shkolla. I ka sjellë Sami Hasalla.
Blendi Himçi:  Mos luani se po vjen policia.
Blendi Himçi telefonon policinë: Jam në Pekisht! Kam gjetur fletë votimi dhe listat e votuesve. Jemi para krimit elektoral.

Lideri i opozitës Sali Berisha, së bashku me deputetët e zgjedhur për qarkun e Elbasanit Tomorr Alizotin dhe Blendi Himçin denoncuan provat e gjetura në lokalin e vëzhguesit të Partisë Socialiste në Peqin, të cilat vërtetojnë manipulin e vullnetit të qytetarëve. 

"Këto që shihni ju janë fletët e votimit, listat e votimit të gjetura, që kishin kaluar prej disa netësh dhe flinin në bar-kafenë e Dervish Beqirit. Dervish Beqiri është vëzhgues i PS, bashkia Peqin, KZAZ me numër 45, qendrat e votimit 2292-2293. Tani e shikoni tavolinën plot me euro, karta identiteti, bollëk i madh. Kjo është tavolina e krimit elektoral.

Këto janë listat. Janë 117 fletë listash votimi me vula, siç e shihni. Kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës. Krimineli në krye të bashkisë është mentori i kriminelëve të tjera për të realizuar ‘trenin bullgar’ në mënyrën më antiligjore, më antikushtetuese"

Sali Berisha akuzoi Edi Ramën dhe Altin Dumanin se po mbrojnë personat që kanë kryer këtë farsë elektorale, si dhe pati një përgjigje për ata që bëjnë avokatin e  krimeve zgjedhore. 

Çfarë përfaqësojnë këto, vullnetin e qytetarëve apo vullnetin e kriminelëve të mbrojtur nga Edi Rama dhe Altin Dumani? A nuk i denoncuam 30 herë Troplinët dhe Pojën si zotërit e Portit të Durrësit? Kush i mbronte ata?

Çfarë mendoni ju se Antimafia Italiane e ka bërë për qëllime elektorale vonimin? Jo, ia ka vonuar Dumani për qëllime elektorale Antimafias Italiane. Ka mashtruar Antimafian Italiane si ordiner. Se kemi operacion tani, se na prish punë tani…

Dhe Poja çau ferrën.
Kush e njoftoi Elvis Doçin dhe të tjerët? Kush i njoftoi?Këtu janë të gjithë bashkë.
Edhe ato shishet 36 mijë euro me kë i hapte Edi Rama?
Këtu bota e krimit ka kreun e organizatës, ky është Edi Rama.
Por këto janë zgjedhjet.
I them këto fjalë për të gjithë ata lakej që nga mëngjesi gjer në darkë bëjnë avokatinë e turpshme elektorale. Mercenarë të vërtetë të fjalës së lirë dhe moralit njerëzor.
Bëjnë avokatinë e dhunimit të votës.

Drejtuesi i qarkut Tomorr Alizoti dhe deputeti I ardhshëm Blendi Himcci bënë me dije mënyrat që mazhoranca ka ndjekur për të manipuluar votën e qytetarëve. 

"Çfarë ka ndodhur në Elbasan. Në orën 8 të darkës deri në 6 të mëngjesit, për 6 komunat poshtë Shkumbimit që janë pjesë e Bashkisë së Elbasanit, Shirgjan, Gjergjan, Tregtan, Shushicë, Gjinar, Zavalinë janë hequr dritat, ditën e shtunë duke gdhirë e dielë' tha Himçi.

'Na japin këto rezultate të cilat përngjajnë me kohën e Maos dhe Koresë së Veriut. Kjo është logjika, çfarë duan këto në një lokal. Dhe këto janë ato që janë kapur sot, po sa mund të jenë në të gjithë Elbasanin, në të gjithë Shqipërinë, të pakapura' tha Alizoti.

Në konferencë për mediat, Berisha u shpreh se opozita ka të dhëna të sigurta që janë përdorur kuti të mbushura, nga ministrja e Infrastrukutrës Belinda Balluku. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco