Çollaku: Bandat kriminale kanë kandidatët e tyre tek mazhoranca...

15:56, 22/05/2025

I ftuar në edicionin e mesditës në Syri tv ka qenë gazetari Basir Çollaku.

Ne studio gjatë bisedës me gazetarin Bled Marku ai ka komentuar situatën politike në vend duke u ndalur tek krimi që tjetërsoi votën në zgjedhjet e 11 majit.

Basir Çollaku: Bledi, këto operacionet e mëdha që nisin dhe nuk dështojnë plotësisht, sepse dështime do të kemi me bollëk rrugës, janë ku përfshihet antimafia italiane, ku përfshihet DEA, janë Gjermanët. Ne kemi raste të shumta edhe siç është edhe “Xibraka”, edhe rasti i Tahirit. Në të gjithë rastet kur operacionet kanë një përmasë të kësaj natyre, janë partnerët ata që e udhëheqin operacionin, madje janë edhe në ekzekutimin e tij për të mos u dekonspiruar deri në atë masë sa të jetë dështim total dhe pastaj rezultati dihet. Dhe pse ndodh gjithmonë pas zgjedhjeve, ju lihet edhe kohë të largohen, edhe te ikin, ju lihet edhe kohë që të bëjnë marrëveshjet e fundit, pazaret e fundit. Dhe pastaj ne na bie që të lexojmë titra sepse as emra të gjithë,  që Struktura e Posaçme besoj duhet ti ketë. Të nënshkruar nga antimafia italiane dhe ti bën ekzekutimin pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, këtu ka shumë gjera që çalojnë. Duke marrë në konsideratë e cila zonë bëhet fjalë dhe cili grup i strukturuar kriminal është dhe nuk është i vetmi. Pra zona e Durrësit, ne kemi nëse marrim nga zgjedhjet e 2017, 2021, 2025, kemi tre grupe kriminale që janë goditur pas zgjedhjeve. Kemi në 2017, Gjushin me Avdylët pastaj Çurbja, Pojët...

Në çdo zgjedhje parlamentare ka një grup që shfaqet dhe që pasi kalojnë disa muaj, rezulton sërish i lirë. Se ata që janë hetuar në zgjedhjet e mëparshme kane marrë pjesë edhe në zgjedhjet e mëparshme. Them kanë marrë pjesë sepse ata kanë kandidatët e tyre. Shfaqen si ortakëri e një force politike në këtë rast e mazhorancës.

Këta janë qeveria....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco