‘Operacioni ‘Ura’, hetime 100% italiane’/ Muçi: Asnjë veprim nga autoritetet shqiptare! Policia, jo e besueshme!

09:49, 22/05/2025

Për ish-prokurorin Besnik Muçi përjashtimi i Policisë së Shtetit shqiptar nga hetimi për operacionin ‘Ura’ mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane për trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, me personazhe kryesorë të tij, shqiptyarë, është një element tejet shqetësues për vendin tonë.

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Muçi thotë se hetimi për këtë operacion është pothuajse 100 % italian, duke ‘mënjanuar’ autoritetet ligjzabtuese shqiptare, Polici-SPAK, tregon se sa pak besim ka te institucionet tona, në veçanti Policia e Shtetit.

Sipas Muçit, masat e sigurimit të lëshuara nga gjykata italiane që në shkurt të këtij viti, duhej ekzekutoheshin që atë ditë, pasi rrezikohej që operacioni të dekonspirohej, duke lënë të nëkuptohej se një gjë e tillë ka ndodhur, sa kohë që ‘kokat’ kryesore të trafikut të drogës nuk janë arrestuar ende.

Me shqetësim, si ish-prokuror, Muçi vëren faktin se prokurorët italianë flasin me një lloj qetësie dhe sigurie për ‘mafien shqiptare’ që tashmë sipas tij, po globalizohet.

Është operacion i rëndësishëm, me personazhe të rëndësishme të botës së krimit, hetim relativisht cilësor. Por konstatova se është një hetim pothuajse 100% italian, s’kishte ndonjë veprim nga Shqipëria, thjesht mund të kenë bërë verifikim.

Mosbesimi total i Policisë së Shtetit. SPAK s’i beson Policisë për të hetuar, është e pabesueshme. Në këtë rast si mund ta quash kur s’i beson policisë së shtetit. Edhe Proda ishte në vështirësi dje, ishte si qenie artificiale. Për ç’arsye, se policia është pjesë. Kjo si ish-prokuror më dhemb. Po SPAK pse nuk bënë veprime të tilla, as përgjime, italianët kanë sjellë dosjet, SPAK e pranishme vetëm për urdhër arrestet që kanë lëshuar italianët.

Veprimi final, nëse do të ishte hetim i përbashkët, autoritete shqiptare, SPAK duhet të ishin bashkë. Kur nxirreshin masat e sigurimit, duheshin nxjerrë njëkohësisht nëse do ishte hetim i përbashkët. Kështu do kishim vepruar në këtë lloj operacione. Fakti që italianët i kanë nxjerrë që në shkurt, autoritetet shqiptare s’i kanë ditur fare masat në Itali. Këto hetime proaktive kur shkojnë te masat e ekzekutimit, do të thotë se ka përfunduar hetimi dhe menjëherë duhet të nisë ekzekutimi.

BKH s’ka kapacitete për t’i monitoruar. Janë informuar, kanë marrë informacione për masa sigurimi dhe janë larguar. Në momentin që del masa e sigurimit, duhet të dalë direkt ekzekutimi, pasi mund të dalë sekreti. Pse ka ndodh pikërisht kështu, s’e kuptoj dot dhe kjo duhej shpjeguar. E vendosur në kontekstin e zgjedhjeve, e bën më të rëndë situatën.

Policia e Shtetit jashtë operacionit, do të thotë që nuk besohet as nga italianët dhe SPAK në Shqipëri. Ky është element alarmant, dhe duhet të jetë objekt diskutimi. Policia e Shtetit përjashtohet nga hetimi kaq i rëndësishëm. Kur e dëgjoja dje mafia shqiptare me kaq lehtësi nga prokuroria italiane, nënteksti është i qartë. Jemi në nivel të krimit të organizuar të lartë apo kemi kaluar në nivel mafie globale… ky do të jetë shqetësim për mafien shqiptare globale. Pse nuk u njoftua policia, e kalojmë si diçka të zakonshme. S’kemi polici. Duhen mbledhur institucionet shqiptare, presidenti. Kjo duhet të jetë shumë shqetësuese për shoqërinë tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco