Nga Syri Tv
Një tjetër akt i rëndë është shënuar nga KQZ duke ligjëruar mbushjen e kutisë së votimit në Prrenjas. Kutia u bllokuar nga komisionerët pasi rezultoi se kishte 24 vota më shumë se sa ishte numëri i votuesve. Por pasi kutia u rinumërua dhe fletët tepër u konfirmuan sërish, KQZ e ka justifikuar me faktin se qytetarët kanë refuzuar që të identifikohen me pajisjen PEI, e në këtë formë ka ligjëruar votat tepër.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ligjëroi sot mbushjen e kutisë së votimit në Prrenjas, duke shënuar kështu një tjetër akt të rëndë në procesin zgjedhor të 11 majit.
Kutia e votimit me nr. 2777/00 në KZAZ nr. 54 u dërgua në KQZ për rinumërim për shkak se komisonerët evidentuan se ajo ishte e parregulltë.
Pasi kutia që i takon Prrenjasit u numërua në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezultoi se janë identifikuar 286 votues, ndërsa kanë dalë 310 fletë votimi në kuti, 24 më shumë.
KQZ e ka justifikuar me faktin se qytetarët kanë refuzuar që të identifikohen me pajisjen PEI, e në këtë formë ka ligjëruar votat që kanë qenë tepër në kuti.
Por Pajisja Elektronike e Identifikimit që është implentuar gjatë zgjedhjeve të zhvilluara vitet e fundit, ka kushtuar miliona euro dhe shërben për të parandaluar votimin e shumfishte dhe votimin për llogari të personave të tjerë.
Këto fenomene nuk janë ndaluar, pasi rasti në Prrenjas tregon se mosfunksionimi i pajisjes PEI i hap rrugë votuesëve që të votojnë disa herë ose të votojnë me kartë të ndryshme identiteti.
© SYRI.net