60 kilogramë kanabisi, e cila ishte destinuar për t’u transportuar drejt Greqisë është sekuestruar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar ‘Interruption 3’. Janë arrestuar në flagrancë Enea Tahir 37 vjeç dhe Besnik Shabani 48 vjeç, të cilët po transportonin lëndën narkotike dhe e kishin ndarë atë në 59 pako. Burime nga policia kanë konfirmuar se dy të arrestuarit ishin vetëm transportues, ndërkohë që porositësit janë persona të tjerë për të cilët po punohet për identifikimin dhe arrestimin e tyre.
SYRI TV
Lënda narkotike ishte ndarë në 59 pako dhe ishte blerë në veri të vendit. Burime nga policia kanë konfirmuar për Syri Televizion se Tahir dhe Shabani kishin vetëm rolin e transportuesit të lëndës narkotike dhe porositësit janë persona të tjerë. Kanabisi do të vinte në Tiranë dhe më pas do të transportohej për në Greqi nga dy të arrestuarit, por plani i tyre ishte mos të përdornin të njëjtin mjet por të merrnin një tjetër për të humbur gjurmët dhe mos rënë në sy të policisë.
Policia thotë se operacioni u bë pas informacioneve se dy të arrestuarit po lëviznin me një mjet ku kishin lëndë narkotike. Gjithashtu hetimet po vijojnë dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të cilët kanë porositur kanabisin me synim transportin dhe shitjen drejt Greqisë. Ndërkohë që Enea Tahir dhe Besnik Shabani do të dalin para gjykatës për akuzën e ‘Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve’, kryer në bashkëpunim.

Në foto: Majatas, Besnik Shabani; Djathtas Enea Tahir
© SYRI.net