Task forcë elektorale? Cakaj: Show! 2 agjentë të BKH-së u mbyllën tek zyra e Fadilit në KQZ shihnin TV

16:01, 19/05/2025

Muharrem Cakaj, një nga anëtarët e Komisionit Rregullator në KQZ tha se si përfaqësues të Opozitës ka ngritur zërin për krimet zgjedhore për ta favorizuar në këto zgjedhje por kanë rënë në vesh të shurdhët.

“ Me kolegen Vukaj në Komisionin Rregullator kemi denoncuar parregullsitë dhe paligjshmëritë. Këto zgjedhje në gjykimin tim vetëm të barabarta nuk kanë qenë. Maxhoranca që është në pushtet ka shfrytëzuar cdo element dhe instrument që nuk ishin të partisë, por të shqiptarëve. Kjo u përmend dhe në raportin paraprak të OSBE/ ODIHR e do ta pasqyrojë qartë raporti përfundimtar.

Pavarësisht se katër muaj para datës së zgjedhjeve qeveria nuk duhet të marrë asnjë veprim që mund ti japë asaj avantazhe të padrejta elektorale  qeveria miratoi bonusin e pensionistëve. Kjo është shkelje flagrante e Kodit Elektoral se efektin elektoral e dha para datës së zgjedhjeve.  Po më 18 janar hyri në fuqi akti normativ për dhënien e kredisë së butë për 500 nëpunës civilë në kundërshtim të hapur me përcaktimin si të nenit 91 të Kodit Zgjedhor. Janë miratuar vendime për dhënie kredie për 500 mësues. Dhe ky është vendim totalisht i paligjshëm.

Javën e fundit, 2 para  zgjedhjeve qeveria miratoi faljen e gjobave me akt normativ.  Me gjithë këtë mori paligjshmërie a mund të kemi garë të ndershme? Unë besoj që jo.  Këto parregullsi janë bërë në çdo mbledhje të komisionit Rregullator. Të 5 anëtarët e Komisionit Rregullator do të duhej të mbronin opozitën por tre anëtarët e tjerë, kanë ndjekur vijën logjike të maxhorancës. Asgjë nuk e ka frenuar maxhorancën të sigurojë vetes avantazhe elektorale”thotë Cakaj në një intervistë për Syri Tv.

Po task Forca?
Task Forca e ngritur për të hetuar krimet zgjedhore nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, vetëm ‘fasadës’ që u shfaq në ekrane.

"Task Forcë e ngritur mes SPAK, Prokurorisë dhe KQZ e policisë përvec paradës në katin e dytë të KQZ-së, dhe vec 2 punonjësve të BKH-së që rrinë në kat të tretë tek zyrë e Fadilit në KQZ nuk kam parë asnjë veprim tjetër. Dhe tek zyra e Fadilit ka vetëm disa monitorë që shihet televizor. Nuk shqyrtohen denoncime. Nuk ka asnjë task forcë që të përligjë emrin. Krimi zgjedhor parandalohet ose luftohet në flagrancë.
Task – Forca e ngritur për të hetuar dhe parandaluar krimin zgjedhor, vec paradës nuk kemi parë rezultat. Procesi ka parregullsi që cënojnë seriozisht integritetin e tij"

Vota e diasporës?

Cakaj thotë se Celibashi ka dështuar në mënyrë spektakolare.

“Situata më duket shumë herë më e keqe sesanë 1996. KQZ ka dështuar në mënyrë spektakolare në menaxhimin e kësaj historie. Kemi pasur një proces të kontrolluar me regji në momentin e regjistrimit.

Në Greqi e Itali PS kishte ngritur struktura dhe marrë atributet për regjistrimin e zgjedhësve shqiptarë në diasporë, pra kishte marë atributet e KQZ-së.

 Në Venecia shqiptarët kanë udhëtuar 300 km për të dorëzuar votën, se jo vetëm që nuk e merrte në dorëzim DHL, por duhej dorëzuar në një kjoskë. Ndërkohë në Greqi i mbledhte përfaqësuesi i lartë i PS-së, Taulant Balla. Celibashi deklaroi se një pjesë e zarfeve nuk janë sjellë me DHL-në. Nga ana tjetër është konstatuar që në protokolline KQZ-së kanë mbërritur zarfe nga zgjedhësit. Këta zarfe janë marrë të numërohen tek pallati i Sportit. Këto janë shkelje flagrante dhe duhen hetuar patjetër. Por denoncimet nuk vinin vetëm nga Greqia. Të njëjtat shkelje kanë ndodhur kudo masivisht. Nuk kemi për të shkuar në Europë me këtë standard të paligjshëm”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco