Vijon numërimi i votave të diasporës për kandidatët! Celibashi zbulon sa votues sollën zarfin jo me DHL

Vijon numërimi i votave të diasporës për kandidatët! Celibashi zbulon sa votues sollën zarfin jo me DHL

13:18, 19/05/2025

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për mediat nga Parku Olimpik, bëri me dije se procesi i numërimit të votave të ardhura nga diaspora po vijon.

Ai theksoi se kanë mbetur edhe 50 mijë fletë votimi dhe rreth 400 kuti për t’u numëruar. Deri më tani, DHL ka dorëzuar mbi 201 mijë zarfe me fletë votimi, nga të cilat 199.824 janë fletë të vlefshme ndërsa 1.971 janë shpallur të pavlefshme. ktualisht po vlerësohen fletët e votimit që përmbajnë votë për kandidatët, proces ky vendimtar për përcaktimin e rezultatit përfundimtar.

353  zgjedhës e kanë kthyer në KQZ zarfin jo përmes DHL-së dhe 6 zgjedhës e kanë dorëzuar personalisht.

A ka bazë ligjore të shpallet i pavlefshëm votimi?

“Nëse verifikohen shkeljet e ligjit dhe ato janë të tilla që ndikojnë në rezultat çdo lloj votimi mund të shpallet i pavlefshëm’tha Celibashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco