Partia Demokratike ka paraqitur faktet e manipulimit ë votës së diasporës shqiptare në Greqi.
Përfaqësuesi ligjor i PD Marash Logu, ka renditur një sërë problematikash pak orë pasi Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e opozitës për këtë çështje.
-Operatori postar shkeli kontratën me KQZ-në, duke nënkontraktuar operatorë lokalë që nuk garantonin sigurinë e votës.
-Nga data 17 prill deri më 4 maj, nga Greqia erdhën 17 mijë zarfe, rreth 1 mijë zarfe në ditë.
- Më 4 maj, Edi Rama deklaroi në Gjirokastër se procesi në Greqi u bë ‘mish mash’.
-Të njëjtën ditë, Taulant Balla me grupet e patronazhimit u nis drejt Greqisë.
-Nga data 5 maj deri më 11 maj, nga Greqia erdhën 36 mijë zarfe, rreth 6 mijë zarfe në ditë.
- Zarfe zgjedhore u gjetën në hyrje pallatesh, në lulishte, të hedhura në tokë me papërgjegjshmëri.
-Zarfet nuk u dërguan në adresë të zgjedhësit, por u ngritën pika në qytete të ndryshme të Greqisë.
-Shpërndarja dhe dorëzimi i zarfeve u bë, pa u verifikuar identiteti i zgjedhësit dhe pa nënshkruar marrjen personalisht.
-Patronazhistët u paraqitën në pikat e operatorëve postarë, tërhoqën zarfet, i plotësuan dhe dërguan drejt Shqipërisë.
-Mijëra qytetarë që u paraqitën për të marrë zarfin e tyre, iu tha se zarfi ishte marrë tashmë.
-Shkeljet flagrante të ligjit cënuan rëndë fshehtësinë e votimit dhe lejuan votimin e shumëfishtë.
-Mijëra zarfe të ardhura nga Greqia nuk reflektojnë vullnetin e zgjedhësve, por atë të patronazhistëve të Partisë Socialiste.
Mëngjesin e të shtunës, në Parkun Olimpik përkundër kontestimeve të opozitës, ka nisur numërimi i votave të ardhura nga Greqia për subjektet politike dhe kandidatët, si dhe të emigrantëve që jetojnë në vendet e tjera për kandidatët, pasi përfundoi numërimi për subjektet politike.
© SYRI.net