Dhunoi sekretarin e KZAZ nr.30 në Kashar, ja kush është autori, shoqërohet në polici – EMRI

Dhunoi sekretarin e KZAZ nr.30 në Kashar, ja kush është autori, shoqërohet në polici – EMRI

15:44, 15/05/2025

Pas sherrit të ndodhur në KZAZ numër 30 në Kashar, burime nga policia bëjnë të ditur se kanë shoqëruar autorin e dyshuar, Rei Nozlli.

Gazetari i SYRI TV, Fatjon Gjinaj, referuar burimeve nga policia, bën të ditur se shtetasi i mësipërm është personi kryesor i përplasjes në qendrën e numërimit të votave në Kashar.

Por çfarë ndodhi në këtë KZAZ?

Syri TV njofton se përplasja në KZAZ 30 në Yrshek/Kashar, ka ndodhur kur një vëzhgues i PS konfliktohet me përfaqësues të KZAZ.

Vëzhguesi i kandidatit të PS, Ornaldo Rakipi ka dhunuar sekretarin e KZAZ, Remzi Memedi.

Në kohën që po numëroheshin votat preferenciale situata ka agravuar në përplasje fizike në ambientet e KZAZ.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 30, në Yrshek, pasi gjatë procesit të numërimit, përfaques të subjekteve të ndryshme politike janë konfliktuar me njeri-tjetrin.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. N., 26 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt, për veprime të metejshme proceduriale.

Në lidhje me pretendimin se në konflikt janë përfshirë dhe punonjës policie, sqarojmë se ky pretendim është i pavërtetë.

Vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë e rrethanave të konfliktit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco