Përfundon procesi i numërimit të votave në Vlorë, ja sa mandate sigurojnë partitë

Përfundon procesi i numërimit të votave në Vlorë, ja sa mandate sigurojnë partitë

09:05, 13/05/2025

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në qarkun e Vlorës, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Partia Socialiste ka dalë fituese, duke siguruar 8 mandate deputetësh.

Koalicioni i Partisë Demokratike ka arritur të marrë 4 mandate, duke përfaqësuar opozitën në këtë qark bregdetar. Sipas rezultateve përfundimtare, socialistët udhëheqin bindshëm me 58.73 për qind të votave.

Vlorë mbetet një bastion i majtë, ndërsa gara elektorale u zhvillua pa incidente madhore dhe me një pjesëmarrje të konsiderueshme të votuesve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco