Në qendrën e votimit nr. 2194, në qendrën administrative Tregan, bashkia Elbasan, është bllokuar procesi i votimit për shkak të hyrjes së disa personave të panjohur në qendrën e votimit.
Komisionerët e djathtë kërkuan ndërhyrjen e policisë, pasi kryeplaku dhe individë të tjerë, të cilët nuk kanë lidhje me qendrën e votimit, qëndruan pranë saj, rreth 10 metra larg, dhe nuk largoheshin.
Për pasojë, është ndërprerë procesi i votimit në këtë qendër.
© SYRI.net