Nis me një orë vonesë procesi i votimit në disa qendra në Korçë

Nis me një orë vonesë procesi i votimit në disa qendra në Korçë

09:14, 11/05/2025

Qyteti i Korçës do të dërgojë në parlament 10 mandate përmes votës së qytetarëve.

Thuajse të gjitha qendrat  e votimit kanë vijuar normalisht me procesin.

Vonesa janë  raportuar në dy qendra votimi, në fshatin Sovian në Maliq dhe në shkollën ‘Mësonjëtorja  e parë shqipe’ në qytetin e Korçës.

Procesi i votimit është vonuar për një orë për shkak të problemeve me pajisjet e identifikimit  elektronik, por tanimë  problemi është zgjidhur në të dyja qendrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco