Probleme në qarkun e Shkodrës, nuk kanë mbërritur komisionerët në disa qendra votimi

Probleme në qarkun e Shkodrës, nuk kanë mbërritur komisionerët në disa qendra votimi

08:16, 11/05/2025

Në qarkun e Shkodrës, në zonat e thella malore të Dukagjinit, Kelmendit, Pukës dhe Fushë-Arrëzit, ende nuk ka nisur procesi i votimit.

Komisionerët në disa qendra votimi ende nuk kanë mbërritur. Për shkak të largësisë dhe terrenit të vështirë, procesi zgjedhor ka nisur gjithmonë me vonesë në këto zona.

Beteja në Shkodër zhvillohet për 11 mandate në 405 qendra votimi.

Në të 5 bashkitë e qarkut;  Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Puka dhe Fushë-Arrëzi janë më shumë se 260 mijë votues në dhe 17 mijë votues nga diaspora. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco