VIDEO/ Zgjedhjet, vëzhguesit e OSBE-ODIHR ndjekin nga afër procesin e votimit në Pogradec e Kukës

07:42, 11/05/2025

Me nisjen e procesit të votimit në vendin tonë, në terren kanë dalë edhe vëzhguesit e OSBE-ODIHR.

Deri më tani, mësohet se janë vendosur në Pogradec e Kukës, ndërsa prania e tyre mësohet se do të jetë në të gjithë vendin, kryesisht aty ku procesi shfaq problematika më të mëdha.

Në Kukës aktualisht ndodhen disa prej tyre në qendrat e votimit ku po monitorojnë procesin lidhur me problematikat që mund te shfaqen gjatë ditës.

Ndërsa vëzhgues të huaj ka edhe në Pogradec, ndërsa sipas reporterëve të SYRI TV, procesi aty është i qetë në orët e para të mëngjesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco