Probleme në një nga qendrat e votimit në Fushë-Krujë, mungojnë dy anëtarë të komisionit

Probleme në një nga qendrat e votimit në Fushë-Krujë, mungojnë dy anëtarë të komisionit

07:22, 11/05/2025

Procesi i votimit ka nisur në orën 07:00 në të gjithë vendin ndërsa problemet e para janë evidentuar. Mësohet se në një nga qendrat e votimit në Fushë-Krujë, mungojnë dy anëtarë të komisionit.  

Nuk dihet arsyeja e mungesës së tyre por raportojet se ata ende nuk janë paraqitur në qendrën e votimit. Për shkak të mungesës së dy anëtarëve të komisionit procesi i votimit në qendrën e votimit 1303/1 në Fushë Krujë nuk ka nisur ende.

Në qendrën e votimit 130300 në Fushë Krujë po ashtu mungon një anëtare. Procesi nuk ka nisur ende. Me probleme po përballet edhe Kavaja, kryesisht qendra 2161/1 në Kavajë. Nuk ka nisur procesi pasi nuk ka ardhur operatori i KQZ.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco