VIDEO/ Stresi elektrizon takimin e PD, mesazh për Ramën, Veliajn dhe shokun e tyre Noizy: Je në partinë e gabuar vëlla

20:46, 09/05/2025

Një moment i papritur dhe emocionues ndodhi mbrëmjen e sotme në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike në Bulevardin e Ri, kur reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, u ngjit në skenë për t’i dhuruar demokratëve një performancë surprizë, duke i bërë jehonë mesazhit të shpresës dhe qëndresës.

“Mirëmbrëma të gjithëve, vëllezër dhe motra demokratë,” nisi Stresi, përpara se të prezantonte këngën e re të dedikuar për “njishat”, siç e quajti ai elektoratin e Partisë Demokratike. Në një moment që shkaktoi duartrokitje dhe entuziazëm në turmë, ai lëshoi një thumb të drejtpërdrejtë ndaj kryebashkiakut të Tiranës:
“Nga ky shesh, e di që Erion Veliaj po më sheh me shokët e vetë. A po dukem bukur?”

Por nuk u ndal me kaq. Stresi dha një mesazh të qartë politik, duke përmendur me respekt liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berishën, të cilin e quajti “doktori i zemrës”, ndërsa kolegun e tij në muzikë, Noizy, e thumbon për qëndrimet e tij politike:
“I kam thënë shokut tim Noizyt, je në partinë e gabuar, vëlla.”

Kjo dalje e fortë në një nga tubimet më të rëndësishme të PD-së jo vetëm që përçoi një frymë pozitive dhe energji rinore, por reperi u bë simbol i një brezi që nuk pranon të heshtë përballë padrejtësisë dhe fasadës që, përfaqësojnë Rama, Veliaj dhe mbështetësit e tyre të paguar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco