Kur do të udhëtoni drejt SHBA?/ Berisha: Këto janë ditët kulmore të fushatës, në një kohë më të përshtatshme do kisha shkuar

14:41, 08/05/2025

Pyetjes se kur do të udhëtojë drejt SHBA-së, kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur se do ta bëjë në një kohë më të përshtatshme dhe jo këto ditë, ku janë kulmi i fushatës zgjedhore në vend.

Pjesë nga deklarata e liderit të PD, Sali Berisha:

Unë vendimin e mora vesh mbrëmë, në të njëjtën kohë që e morët vesh dhe ju. Nuk kisha ndonjë plan për udhëtim dhe natyrisht nuk mund të them se do të udhëtojë këto 2-3 ditë sepse janë ditët e kulmit të fushatës.

Sigurisht në një kohë më të përshtatshme do kisha shkuar, por ky vendim nuk humbet vlerë, është një vendim jashtëzakonisht i çmuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco