Në rajonin nr. 2, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, mbylli fushatën elektorale në qytetin e Shkodrës. Gjatë kësaj fushate, ai mori mbështetje të gjerë nga banorët e kësaj zone dhe kërkoi që data 11 Maji të vlerësohet maksimalisht, pasi, sipas tij, duke votuar Partinë Demokratike, i kthehet dinjiteti vendit dhe sigurohet një e ardhme më e mirë për familjet tona.
Dy figura të njohura të jetës publike në Shkodër dhe të Partisë Demokratike, ish-kryebashkiaku Ormir Rusi dhe anëtari i kryesisë Qashif Hoxha, theksuan se Shkodra ia ka borxh votën Bardh Spahisë për gjithë kontributin që ai ka dhënë gjatë këtyre viteve të vështira.
Edhe banorët e rajonit nr. 2 premtuan mbështetje për kandidatin Bardh Spahia, duke e parë atë si zërin përfaqësues të tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Më 11 maj, ata theksuan se vota për Partinë Demokratike është një hap për t’i dhënë fund viteve të vështira që kanë përballuar nën qeverisjen e Edi Ramës.
© SYRI.net