Bardh Spahia kandidat i PD për qarkun e Shkodrës ka zhvilluar një takimi me banorët e rajonit nr.3 dhe i ka ftuar që më 11 maj të votojnë numrin një. Madje ka pasur e një mesazh për socialistet e zhgënjyer nga keqqeverisja 12-vjeçare e Edi Ramës që të votojnë PD.
Flamur Hoxha, drejtuesi politik i qarkut Kukës dhe njëherësh kandidat i PD u ndal në një bashkëbisedimin me banoret e fshatit Nange duke vënë theksin se qeveria i ka harrur në 12 vjet. Ndërkohë që në takimin me banoret e Gostilit u vu theksi te pronësia mbi token njeri prej problemeve themelore
Partia Demokratike, Dega Vlorë, ka depozituar një kallëzim penal ndaj Bashkisë së Vlorës dhe kryetarit të saj, Ermal Dredha, duke e akuzuar për shpërdorim detyre dhe krim zgjedhor.
Kallëzimi penal është bërë nga kryetari i degës së PD-së në Vlorë, Hysni Sharra, kandidati për Deputet Mario Meminaj, dhe avokati Arlind Limaj.
Objekt i kallëzimit është funksionimi i Landfillit të Sherishtës, i cili sipas tyre është përdorur thjesht për qëllime elektorale, pa kryer asnjë funksion real menaxhimi të mbetjeve.
© SYRI.net