Kandidati i PD-së, Basir Çollaku padit në SPAK blerësit e votave në Mat: Zyrtarët bashkëpunojnë me krimin

16:01, 07/05/2025

Basir Çollaku zbarkoi sot në SPAK, jo në kostumin e gazetarit të kronikës por në cilësinë e kandidatit për deputetet të Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës.

Ai bëri një kallëzim për krimet e elektorale në Mat, që kanë protagonist kryesor rivalin e tij Agron Malaj, teksa sot u thirr në kuadër të këtij kallëzimi.

Pas daljes nga SPAK ai kërkoi që të merren masa që krimi elektoral të parandalohet para 11 Majit dhe të mos merren me statistika boshe

'Janë abuzime të mëdha me fonde publike. Asete për shtrime rrugësh, pasuri publike që janë vënë në dispozicion në këmbim të votës. Kemi referuar dyshimet tona për zyrtarë që po tentojnë të shpërndajnë para në këmbim të votës dhe punësime elektorale. Numri i tyre është shumë i lartë. Unë i kam referuar me emra dhe numra telefoni, ata që janë pjesë e këtij operacioni elektoral për të blerë vota e shpërndarë zarfa. Ka dhe elementë të botës së krimit që janë pjesë. Nëse këta që shpërndajnë para, fuoristrada të zeza, banditë që shëtisin nëpër qark" tha ai për gazetarët.

Qarku i Dibrës është ndër zonat me të nxehta në vend, teksa dosja 184 që është manual i krimit elektoral është amnistuar nga SPAK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco