SYRI TV/ Edi Rama pa bilanc dhe pa asnjë program, 'Pasaporta e BE, iluzion', Rama vijon premtimin

19:35, 06/05/2025

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka vijuar premtimin e tij të vetëm të kësaj fushate: "ëndrra europiane", proces që nuk varet nga qeveria shqiptare, por nga vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Pa një bilanc të qartë dhe pa një program konkret që i vjen në ndihmë qytetarëve shqiptarë, Rama e fokusoi fjalimin e tij tek pasaporta europiane. Ndërkohë, ish-kryenegociatori i Shqipërisë për integrimin, Ambasadori Zef Mazi, deklaroi se integrimi i vendit në Bashkimin Europian është vetëm një iluzion.

Pa një bilanc dhe pa asnjë program që i vjen në ndihmë qytetarëve shqiptarë, kryeministri Edi Rama ka vijuar premtimin e tij të vetëm të kësaj fushate: "ëndrra europiane", proces që nuk varet nga qeveria shqiptare, por nga vendet anëtare të Bashkimit Europian. Edhe gjatë takimit në Kavajë, Rama e fokusoi fjalimin e tij tek pasaporta europiane, ndërkohë që ish-kryenegociatori i Shqipërisë për integrimin, Ambasadori Zef Mazi, deklaroi se integrimi i vendit në Bashkimin Europian është vetëm një iluzion.

Në këtë takim, Rama sulmoi përsëri me fyerje banale kandidatët e opozitës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco