Vijojnë takimet elektorale të kreut të opozitës Sali Berisha.
Gjatë ditës së sotme Kryetari i Partisë Demokratike, do të zhvillojë takimin përmbyllës të fushatës elektorale për PD-ASHM në Berat në orën 17.30.
Ndërsa pas këtij takimi në orën 20:00, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë takimin përmbyllës të fushatës elektorale për PD-ASHM në Durrës.
Takimet e liderit të opozitës janë shoqëruar nga një pritje madhështore dhe një pjesëmarrje masive të qytetarëve në të gjithë qarqet e vendit ku kreu demokrat ka paraqitur programin e opozitës për qeverisjen pas 11 majit.
Këto takime vijnë në kuadër të përmbylljes së fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj në PD-ASHM, përpara ditës së zgjedhjeve.
© SYRI.net