Fushata elektorale/ Mustafaj: Berisha i palodhur dhe energjik, mbi 80 takime në 40 qytetet në 20 ditë!

17:16, 05/05/2025

Pak ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të 11 majit, zëdhënësi i fushatës së PD, Andi Mustafaj e cilëson një fitore, faktin që fushata është bazuar mbi programin e PD dhe takimet që janë organizuar me njerëzit.

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, përmes një lidhje me skype, Mustafaj tha se janë mbi 80 takime që janë organzizuar nga PD në 40 qytetet dhe shtete të ndryshme në 20 ditë fushatë elektorale.

Sipas Mustafajt, kryedemokrati Sali Berisha nuk ka treguar aspak lodhje përgjatë takimeve elektorale që ka zhvilluar, pavarëisht ‘kurtheve’ të kundërshtarit me takime përçmuese dhe ofenduese.

Sa i përket përfaqësimit të kandidatëve, Mustafaj tha se PD vjen me kandidatë me profile të ndryshme, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi përfaqësimi të kauzës së tyre në parlament.

Kemi arritur 2 fitore, së pari që fushata të bazohej mbi programin dhe 2 së dyti, të kishim takime me njerëzit. Fjala që e përkufizon kryetarin e PD, është energjia. janë mbi 80 takimë në 40 qytete dhe 8 shtete në 20 ditë. Berisha është i palodhur në mesazhin që jep për projektin e Shqipërisë Madhëshotore. Nuk bie asnjëherë në kurthin e kundërshtatrit, në një fushatë përçmuese dhe ofenduese. Fushata jonë ka krijuar thyerjëen e frikës, e shoh si në efektin e topit të dëborës që sa vjen e rritet deri në fitore më 11 maj.

Është  metritë e Berishës, këshilltarëve dhe shtabit të PD. Ne e kemi konsideruar gjithmonë, se sfida është e trefishtë. Votoni vetëm për përmirësimin e jetës, ndaj theksi ishte te programi. Në 4 shtylla, 1-të ardhurat, paketa e dhembshurisë. 2-Prodhim ‘Made in Albania, 3-Familja, ripopullimi i Shqipërisë që asnjë luftë s’e ka shkaktuar këtë plagë. 4-pastrimi i Shqipërisë. Të heqim korrupsionin, incineratorët etj.

Sfida e 2-është përfaqësimi, kandidatët kanë profile të ndryshme, programi do të zbatohet në të gjitha rastet, u kemi sjellë një panoramë të plotë profilesh, qytetarët mud të zgjedhin cilën kauzë të dëgjohet në parlament.

Berisha ka një qasje përbashkuese të qytetarëve të Shqipërisë, dhe jo një një parodi. Berisha e ka thirrur disa herë në debat. Që qytetarët të shohin qartë kush i përfaqëson.

Takimet i drejton ai, energjia e tij na jep energji te mos dorëzohemi. Videot bazohen në strategjitë e fushatës në amerikë. Këtë po bëjmë, video e shkurtra për të përçuar sms politik. Kur vëmëneja e qytetarëve është më e shkurtër në kohë, në 10 sec ne duhet të dërgojmë mesazhin në aq pak. Betejën e kemi pasur me perceptimin e jo realitetin. Ne po e thyejmë ‘përmbajtjen; e PS. Vijmë para shqiptarëve me një praktik të bashkuar dhe një aleancë të madhe. Ka mbetur edhe 1 jave, por duhet t’ua përçojmë qytetarëve, ndryshimin e modeleve. Kemi dy botë, dy modele të papajtueshme me njëra tjetrën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco