SYRI TV/ Bardh Spahia takime me gra kryefamiljare: Shpopullimi, plaga e familjes. Më 11 maj të ndëshkojmë Ramën me votë

17:04, 05/05/2025

Kandidati i listës së hapur Bardh Spahia në Shkodër, zhvilloi takim me gra e vajza kryefamiljare. Ai u ndal te plaga e shpopullimit, duke kërkuar mbështetjen e kryefamiljareve shkodrane, që pas 11 majit t’i jepet fund largimit masiv të të rinjve nga Shqipëria. Në Vlorë, Bujar Leskaj, dhe kandidatët e kësaj force politike, zhvilluan takime me banorët e Treblovës, ku prezantuan programin e Partisë Demokratike. Në berat, Eno Bozdo denoncoi tentativat e Partisë Socialiste për të blerë votat e qytetarëve.

Syri TV

Me kryefamiljaret shkodrane, ato që janë kolona kryesore e familjes, e zhvilloi takimin e radhës kandidati për deputet i Partisë Demokratike Bardh Spahia. Gjatë fjalës së tij ai u ndal tek situata e vështirë që kalojnë familjet shkodrane e shqiptare, ku plaga më e madhe është largimi i fëmijëve në emigrim. Politikat e këqija të qeverisjes 12 vjeçare kanë goditur familjen, duke shkaktuar braktisje të qyteteve e fshatrave, rritje të varfërisë, pasiguri dhe mungesë shprese.

Spahia kërkoi nga kryefamiljaret që të ndëshkojnë masivisht me votë qeverinë Rama, duke i dhënë fund kësaj krize dhe duke mbështetur programin e PD, që ofron zgjidhje konkrete për këto problematika.

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Treblov. Në një bashkëbisedim me fermerët dhe banorët e zonës, Leskaj theksoi domosdoshmërinë për të ndalur shpopullimin dhe për të kthyer progresin në këto zgjedhje.

Në takim folën edhe kandidatët për deputet Atird Hoxha, Ridvan Mersinaj dhe Alta Haluci, të cilët prezantuan programin e PD.

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit, Eno Bozdo denoncoi Partinë Socialiste, që sipas tij ka nisur aksionin e blerjes së votës pak ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të 11 majit.

Ai i bëri thirrje SPAK të nisë hetimet, duke kërkuar që strukturat ligjzbatuese të jenë të tregojnë që janë të paanshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco